Sunday, November 30, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareZbulohen prapaskenat: Ruben Amorim ka lidhje familjare me yllin e Man Utd...

Zbulohen prapaskenat: Ruben Amorim ka lidhje familjare me yllin e Man Utd – Kampionet

Manchester United ka konfirmuar se trajneri Ruben Amorim është në mënyrë befasuese i afërm me një nga lojtarët e tij, pasi faqja portugeze e gjenealogjisë Geneall ka zbuluar se të dy ndajnë të njëjtin stër-stërgjysh.

Sipas The Sun, i afërmi i largët i trajnerit të “Djajve të Kuq” është mbrojtësi Diogo Dalot, i cili është titullar i rregullt te United që prej se Amorim mori drejtimin e skuadrës.

Të dy janë stër-stërnipër të Carlos Dallot, i lindur në Francë, i cili udhëtoi nëpër Europë si artist cirku bashkë me vëllezërit e tij, Jose dhe Julia, përpara se të vendosej përgjithmonë në Portugali.

Dalot kishte konfirmuar më herët se familja e tij ka origjinë franceze dhe se paraardhësit e tij, ish-artistët e cirkut, janë vendosur në qytetin e tij të lindjes, Braga.

Ruben Amorim/ Diogo Dalot

Tashmë, 26-vjeçari mund ta quajë trajnerin e tij pjesë të familjes edhe jashtë marrëdhënies profesionale.

Dalot ka qenë titullar në 39 nga 54 ndeshjet që Amorim ka drejtuar Manchester United-in, përfshirë barazimin 2-2 ndaj Nottingham Forest të shtunën.

Megjithatë, mbrojtësi portugez ishte lojtari i parë që u zëvendësua pasi Forest kaloi në epërsi 2-1 në fillim të pjesës së dytë.

Manchester United ka shënuar përmirësim të dukshëm nën drejtimin e Amorim pas një fillimi të vështirë sezoni, ndërsa Dalot ka qenë një element i qëndrueshëm dhe i besueshëm në sistemin që trajneri portugez po ndërton në “Old Trafford”./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments