Friday, November 28, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareBayern Munich në epërsi prej dy golash ndaj PSG-së pas pjesës së...

Bayern Munich në epërsi prej dy golash ndaj PSG-së pas pjesës së parë – Kampionet

Bayern Munich po avancon me rezultat 2-0 ndaj Paris Saint-Germainit pas pjesës së parë në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Mysafirët rastin e parë për gol e krijuan qysh në minutën e tretë duke rrezikuar me anë të Michael Olise, por goditja e tij u prit nga Chevalier.

Menjëherë në aksionin vijues Bayerni ia doli të realizojë me anë të Luis Diaz i cili realizoi për 1-0 në minutën e katërt.

PSG-ja mendoi se kishin barazuar rezultatin në 1-1 kur realizoi Ousmane Dembele, por goli i këtij të fundit u anulua për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 30-të Bradley Barcola bëri një goditje të fuqishme e cila u ndal për mrekulli nga Manuel Neuer.

Të besuarit e Vincent Kompany dyfishuan epërsinë në minutën e 33-të ku sërish autor i golit ishte Diaz që realizoi për 2-0 pas një gabimi fatal nga PSG-ja.

Lajm i keq për Luis Enriquen në këtë pjesë të parë ishte largimi nga loja i Ousmane Dembele për shkak të lëndimit.

Mysafirët në ndërkohë pjesën e dytë duhet ta luajnë me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Luis Diaz pas një ndërhyrje të rëndë ndaj Achraf Hakimit./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments