
Arbër Hoxha me një gol fantastik i ka sjellë fitoren Dinamo Zagrebit në përballjen ndaj Rijekas.
Anësori shqiptar shënoi një gol të bukur pas asistimit të Villar për ta vulosur fitoren prej 2-1 të Dinamos në shtëpi ndaj Rijekas.
Nga një pozitë kur të gjithë prisnin që të harkonte, Hoxha bëri një driblim të bukur dhe me një goditje precize e dërgoi në këndin e djathtë të portës për të mos i dhënë asnjë shans portierit mysafir – VIDEO.
Kësisoj, Dinamo e fiton derbin ndaj Rijekas dhe vazhdon si lider në Superligën e Kroacisë me 25 pikë.
Kujtojmë, te Rijeka titullar ishte edhe futbollisti me prejardhje nga Kosova Dominik Thaqi, megjithatë ky i fundit u zëvendësua nga mysafirët pas vetëm 45 minutave lojë.
Për Hoxhën ky ishte goli i tretë në kampionatin kroat, kurse ka regjistruar edhe dy asistime./Kampionet/


