Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareKroos i jep meritat Gulerit për formën e jashtëzakonshme të Mbappes -...

Kroos i jep meritat Gulerit për formën e jashtëzakonshme të Mbappes – Kampionet

Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos, ka lavdëruar vizionin dhe magjinë e Arda Guler si arsyet kryesore pas formës së pandalshme të Kylian Mbappe këtë sezon.

Guler dhe Mbappe kanë krijuar një partneritet të shkëlqyer, i cili e ka transformuar sulmin e Real Madridit në një sulm vdekjeprurës këtë sezon.

Lojtari turk ka shënuar tre gola dhe pesë asistime, duke shkëlqyer në sistemin e Xabi Alonsos. Mbi të gjitha, loja e tij, vizioni dhe syri për pasime krijuese e bëjnë atë një spektakël për tifozët.

Ndërkohë, Mbappe ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë dy asiste në 13 ndeshje, duke qenë lojtari kryesor i Mbretërve.

Telepatinë mes këtyre dy lojtarëve e ka vlerësuar lartë edhe legjenda e Los Blancos, Kroos, i cili ka lavdëruar Gulerin për formën e lartë të Mbappes.

“Kylian Mbappé po kalon një sezon të jashtëzakonshëm. Sipas mendimit tim, një nga arsyet për këtë është prania e lojtarëve si Arda Guler, i cili ka pak më shumë prekje magjike dhe vizionin për ta gjetur atë”, ka thënë Kroos. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments