Saturday, November 29, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareZbulohen pagat e lojtarëve në MLS, Messi fiton dy herë më shumë...

Zbulohen pagat e lojtarëve në MLS, Messi fiton dy herë më shumë se lojtari i dytë – Kampionet

Shoqata Amerikane e Lojtarëve të Ligës MLS (MLSPA) publikoi sot listën e lojtarëve më të paguar, dhe siç pritej, argjentinasi Lionel Messi kryeson listën.

Interesante është se Messi fiton pothuajse dyfishin e të dytit në listë dhe ka një pagë të garantuar prej 20.45 milionë dollarësh, një shumë që nuk përfshin zgjatjen e kontratës së tij të fundit.

Është interesante se skuadra nga Florida shpenzon për paga si asnjë skuadër në Major League Soccer (MLS), gjë që është disi e pritshme, duke pasur parasysh se ata kanë në skuadër ish-yje të Barcelonës, Messi, Luis Suarez, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

Me një shpenzim prej 48.97 milionë dollarësh, Inter Miami e tejkalon nën-kampionin e parë me deri në 18.87 milionë dollarë, një diferencë që në vetvete është më e madhe se buxhetet e 15 klubeve të tjera në ligë.

Lojtarët më të paguar në MLS:

Lionel Messi (Inter Miami) – 20.45 milionë dollarë

Son Heung-Min (Los Angles FC) – 11.15 milionë dollarë

Sergio Busquets (Inter Miami) – 8.78 milionë dollarë

Miguel Almiron (Atlanta United) – 7.87 milionë dollarë

Hirving Lozano (San Diego FC) – 7.63 milionë dollarë

/Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments