Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareReal Madridi dhe Superliga Evropiane kërkojnë dëmshpërblim prej miliarda eurosh nga UEFA...

Real Madridi dhe Superliga Evropiane kërkojnë dëmshpërblim prej miliarda eurosh nga UEFA si ‘kompensim për dëmet’ – Kampionet

Real Madridi dhe Superliga Evropiane thuhet se duan të marrin 4.5 miliardë euro nga UEFA si dëmshpërblim shkaku se fituan një gjyq së fundmi.

Më herët, u raportua se Gjykata Provinciale e Madridit kishte hedhur poshtë ankesën e UEFA-s në padinë me Superligën Evropiane.

Klubi madrilen tha në një deklaratë se “do të kërkojë kompensim nga UEFA për dëmin e pësuar”.

Tani mediat spanjolle kanë zbuluar shifrën që kërkohet si dëmshpërblim dhe ajo shifër është vërtetë e frikshme.

Sipas gazetës AS, avokatët e Real Madridit dhe kompanisë (A22) që qëndron pas Superligës Evropiane po punojnë tashmë për një padi që të dy organizatat do ta ngrenë kundër UEFA-s “për të rikuperuar dëmet”, e cila do të arrijë në gati 4.5 miliardë euro.

Kjo është një shumë kolosale që korrespondon me dëmin e shkaktuar, fitimet e humbura dhe dëmtimin e reputacionit të shkaktuar.

Ditëve, javëve apo muajve në vijim do të dihet më saktësisht se çfarë do të ndodh me këtë sagë. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments