Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareInteri thyen Fiorentinën në pjesën e dytë, bën presion për kreun -...

Interi thyen Fiorentinën në pjesën e dytë, bën presion për kreun – Kampionet

Inter ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultat 3-0 ndaj Fiorentinës në javën e 9-të të Serie A, duke u ngjitur në vendin e tretë me 18 pikë.

Ndeshja u karakterizua nga golat spektakolarë dhe disa raste të mëdha për shënim.

Pas një pjese të parë me raste, pjesa e dytë solli golat që kërkoheshin nga tifozët zikaltër.

Nicolo Barella asistoi te Hakan Calhanoglu i cili me një goditje nga distanca gjeti cepin e poshtëm të majtë të portës së e Gea për 1-0 në minutën e 66-të.

Vetëm pesë minuta më vonë, Petar Sucic shënoi golin e dytë pas një driblimi individual të jashtëzakonshëm, duke vulosur fitoren për Interin.

Pak pa u mbyllur ndeshja, Interi fitoi penallti, nga ku Calhanoglu ishte i saktë për 3-0.

Kjo fitore rikthen besimin te Interi pas humbjes ndaj Napolit. Me 18 pikë pas 9 javësh, Inter ngjitet në vendin e tretë, me tri pikë pas Napolit dhe Romës, dhe vazhdon të jetë konkurrent serioz për titull këtë sezon. /Kampionet/

Standings provided by Sofascore
RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments