
Sipas ESPN, Barcelona po ndjek me vëmendje situatën e Scott McTominay te Napoli, me klubin katalunas që e pëlqen lojtarin skocez.
Mesfushori u transferua te Napoli sezonin e kaluar, por raportohet se nuk është përshtatur mirë me jetën në Itali dhe nuk po e shijon përditshmërinë atje.
Në “Camp Nou”, McTominay shihet si një opsion i fortë fizikisht , që mund t’i japë më shumë thellësi mesfushës katalanase dhe të ndihmojë lojtarë si Pedri dhe Frenkie de Jong.

Edhe pse deri tani nuk ka pasur ndonjë qasje zyrtare, Barcelona pritet të vazhdojë ta monitorojë situatën e tij gjatë gjithë sezonit.
28-vjeçari, i njohur për aftësinë e tij për të shënuar gola nga mesfusha, do të përfaqësonte një përforcim të menjëhershëm për skuadrën e Hansi Flick, veçanërisht në një periudhë kur Dani Olmo mungon shpesh për shkak të lëndimeve.
Napoli me Antonio Conten, tani po lufton në shumë fronte dhe skocezi është lojtar i rëndësishëm. /Kampionet/


