BallinaLiga Ndërkombëtare“Turp për Juventusin”, Gazzetta dello Sport me shkrim për Zhegrovën: I vetmi...

“Turp për Juventusin”, Gazzetta dello Sport me shkrim për Zhegrovën: I vetmi lojtar që po shkëlqen nuk mund të luajë në Evropë – Kampionet

Gazeta më e madhe italiane “Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar një shkrim të veçantë formës së Edon Zhegrovës, paraqitjes që kishte me Cagliarin si dhe vendimit të gabuar së Luciano Spallettit për të mos e përfshirë në Ligën e Evropës.

“Gazzetta dello Sport” e ka quajtur “turp” vendimin e Spallettit për ta lënë Zhegrovën jashtë listës, shkaku që anësori ishte i vetmi që e ngjalli Juventusin në barazimin me Cagliarin.

“Drita e vetme e Juventusit në errësirën e Cagliarit ka vetëm një emër: Zhegrova. Me të në fushë, skuadra e Spallettit u rikthye në lojë dhe ishin më vendimtar para golit”.

“Arma e veçantë që trajneri e përdori vetëm kur u nevojit për t’i ndryshuar gjërat, por nuk do ta ketë si opsion në Ligën e Evropës. Vendimi për ta lënë kosovarin jashtë ligës së UEFA-s pasi në verë u përpoqën që ta shesin, tani duket si gabim. Ka pak justifikime”, raporton ndër të tjera.

Gazeta italiane gjithashtu shtoi se Zhegrova ka rastin e artë për ta dëshmuar vetën në Serie A.

“Edhe nëse s’është në listën e UEFA-s, ai është i gatshëm për të qenë i gatshëm kurdo që t’i nevojitet në Serie A”.

Ndërkohë, Juventusi do të përballet me Celta Vigon në Ligën e Evropës./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments