
Ka përfunduar pjesa e parë mes Kosovës dhe Austrisë në “Fadil Vokrri”.
Pavarësisht rasteve nga të dy anët, si Kosova ashtu edhe Austria dështuan t’i konkretizojnë.
Kosova e nisi më mirë për të krijuar rastin e parë përmes Veldin Hoxhës, megjithatë goditja e mesfushorit përfundoi jashtë portës.
Pas kësaj, Austria mori posedimin duke krijuar disa aksione dhe tentuan nga distanca, megjithatë Amir Shaipi me pritje të sigurta nuk lejoi asnjë befasi.
Vedat Muriqi gjithashtu kishte një rast të mirë pas një lëshimi në mbrojtjen mysafire mirëpo portieri u tregua i shpejtë për të mos e lejuar të bëjë goditjen.
Kësisoj, mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse Kosova do të arrijë ta thyejë Austrinë./Kampionet/


