BallinaKombëtarjaValon Berisha me fjalë emocionale: Nuk ka ndjenjë më të madhe se...

Valon Berisha me fjalë emocionale: Nuk ka ndjenjë më të madhe se të luash për Kosovën – Kampionet

 

Mesfushori Valon Berisha iu ka bërë thirrjeve yjeve shqiptarë që të vijnë të luajnë për Kosovën.

Ai për “Klan Kosova” ka komentuar vendimin që mori një dekadë më parë për të luajtur për Kosovën.

“Një vendim emocional. Kam dhënë shpirtin për Kombëtaren time, fillimisht e kam pasur nderin dhe privilegjin që të luaj. Kosova është e shenjtë, duhet të japësh maksimumin që të luash për vendin tënd. Jam shumë krenar për këto 10 vite, por vendim i vështirë”.

“Ka qenë vendim me zemër. Jam rritë në Norvegji, e kam pasur ëndërr dhe kur m’u ka dhënë kjo mundësi prej Zotit, kur më ka ardhur ftesa, mezi e kam pritur që ta pranoj. Pastaj me Finlandën, ndjenjë e papërshkrueshme dhe kur e dhashë golin e parë, që do të jetë historike”.

Në fund, mesfushori që do t’i jepet një ceremoni përshëndetëse shtoi se përfaqësimi i Kosovës është ndjenja më e mirë dhe e papërshkrueshme.

“Ja kemi nis prej lloqit, e kemi ndërtuar diçka shumë të madhe. I kemi pasur dy mundësi, njërën në Evropian tjetrën në Botëror, shumë afër kemi qenë dy herë. Besoj që i kemi dhënë gjeneratës së re që Kosova mund të bëjë gjithçka, më i dhënë shpresë. Kosova është e vogël por e ka zemrën e madhe”.

“Secili që e ka mundësinë, që e ka babën dhe nanën shqiptarë, nuk besoj që ka ndjenjë më të madhe se me pasur mundësinë të luash për vendin tënd, gjakun tënd, familjen tënde. Një vendim që duhet më marrë me zemër, por nuk ka më kënaqësi se të dëgjosh tifozët duke të mbështetur dhe shqiptarët kur do që i përfaqëson. Shumë po vijnë, shyqyr që po vijnë. E di që ka shumë që mezi pres të luajnë për Kosovën”./Kampionet/

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments