BallinaLiga NdërkombëtareAnglezt kritikojnë ashpër Modricin pas humbjes: Nga ai ka mbetur vetëm një...

Anglezt kritikojnë ashpër Modricin pas humbjes: Nga ai ka mbetur vetëm një hije e zbehtë – Kampionet

Kombëtarja e Kroacisë pësoi mbrëmë në Rijeka humbjen më të thellë në historinë e saj, pasi u mposht me rezultatin e thellë 7-0 nga Anglia, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të Ligës së Kombeve.

Skuadra e drejtuar nga Slaven Bilic u dominua plotësisht nga anglezët, ndërsa një paraqitje zhgënjyese pati edhe kapiteni Luka Modric.

Mesfushori veteran e nisi ndeshjen si titullar, duke regjistruar paraqitjen e 205-të me fanellën e Kroacisë, por u zëvendësua në minutën e 57-të nga Kristijan Jakic.

Paraqitja e Modricit tërhoqi edhe kritika të forta nga mediat angleze.

“Daily Mail” ishte veçanërisht i ashpër në vlerësimin e tij, duke theksuar moshën e mesfushorit kroat.

“41-vjeçari tregoi moshën e tij këtë mbrëmje. Nga ai ka mbetur vetëm një hije e zbehtë”, shkroi tabloidi anglez në përshkrimin e paraqitjes së Modricit.

Humbja e rëndë e lë Kroacinë në pozitën e tretë në grup, pas Spanjës dhe Anglisë.

Për skuadrën kroate tani vjen një tjetër sfidë e vështirë, pasi në ndeshjen e radhës do të përballet me kampionët në fuqi të botës. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments