BallinaLiga NdërkombëtareNjë tjetër anglez drejt “Bernabeut”? Real Madridi monitoron ish-yllin e Liverpoolit -...

Një tjetër anglez drejt “Bernabeut”? Real Madridi monitoron ish-yllin e Liverpoolit – Kampionet

Real Madridi po e monitoron nga afër situatën e mbrojtësit të Bayer Leverkusenit, Jarell Quansah, të cilin klubi spanjoll po e konsideron si një nga opsionet për përforcimin e repartit defensiv në verën e ardhshme.

Sipas BILD, drejtuesit e klubit madrilen po ndjekin me vëmendje zhvillimin e mbrojtësit anglez, i cili gjatë kësaj sezone ka bërë paraqitje të rregullta në një rol më të avancuar në krahun e djathtë.

Quansah, 23 vjeç, sezonin e kaluar luajti në 44 ndeshje me fanellën e Bayer Leverkusenit, kryesisht si qendërmbrojtës. Ndërsa këtë sezon është aktivizuar si mbrojtës i djathtë në të gjashtë ndeshjet e zhvilluara deri tani.

Ai ishte titullar në krahun e djathtë në humbjen e Anglisë ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve, ndërsa në fitoren e fundit ndaj Çekisë u zëvendësua nga mbrojtësi i Real Madridit, Trent Alexander-Arnold.

Situata e tij bëhet edhe më interesante për shkak të një klauzole që i jep Liverpoolit mundësinë për ta rikthyer lojtarin në verën e ardhshme për 70 milionë euro. Në garë për shërbimet e tij raportohet se është edhe Chelsea.

Real Madridi ndërkohë po përgatitet për ndryshime në mbrojtje. Kontrata e Antonio Rudigerit skadon në fund të sezonit, ndërsa Raul Asencio nuk shihet si pjesë e planeve afatgjata të klubit./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments