BallinaLiga NdërkombëtareTeoria konspirative që po trondit Brazilin, pretendohet se Vinicius u zëvendësua nga...

Teoria konspirative që po trondit Brazilin, pretendohet se Vinicius u zëvendësua nga sozia e tij – Kampionet

Një teori konspirative e çuditshme është përhapur në rrjetet sociale dhe forumet në Brazil, sipas së cilës ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, dyshohet se është zhdukur dhe është zëvendësuar nga një sozi i tij.

Përkrahësit e kësaj teorie pretendojnë se zëvendësimi i tij është bërë për të respektuar kontratat e sponsorizimit me vlerë miliona dollarë.

Përdoruesit në TikTok dhe forume të ndryshme kanë përmendur ndryshime të supozuara në pamjen e fytyrës së futbollistit, si dhe mungesën e disa tatuazheve të dallueshme në kofshë gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Brazilit, duke i cilësuar ato si “prova kyçe”.

Teoria më pas shkoi edhe më tej, duke përfshirë pretendime për shërbime sekrete, elita botërore dhe madje edhe alienë.

“Një teori konspirative krejtësisht e çmendur pretendon se CIA dhe elitat vranë dhe zëvendësuan Viniciusin pas Kupës së Botës”, shkroi një përdorues me nofkën BlackBondPtv.

Disa teoricienë shkuan edhe një hap më tej, duke e lidhur këtë histori me një pushtim të supozuar nga reptilianët gjatë turneut.

Edhe profetesha braziliane Vo Bahiana i ka shtuar më tej këto spekulime.

“Duhet t’ju them se ëndërrova përsëri për alienët që sulmonin fushën e futbollit në Miami. I pashë qartë duke i marrë lojtarët me vete në anijen e parë që mbërriti”, deklaroi ajo në një video.

Megjithatë, këto pretendime nuk janë të mbështetura nga prova të besueshme. Në rrethin e futbollistit dhe te Real Madridi, këto teori dhe spekulime të përhapura në internet janë injoruar plotësisht./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments