
Kombëtarja e Kosovës do të nis sot (e enjte), 24 shtator 2026, kampanjën në Ligën e Kombeve, ku është pjesë e grupit 3 në Ligën B.
“Dardanët” do të luajnë sonte ndeshjen e parë grupit ndaj Republikës së Irlandës, e paraparë të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 20:45.
Ekipi i Franco Fodas është gati për këtë përballje edhe përkundër disa mungesave në mesfushë sikurse ato të Florent Muslijës dhe Elvis Rexhbeçajt, si dhe largimeve të Amir Rrahmanit dhe Florent Hadergjonajt.
Megjithatë, përzgjedhësi i Kosovës ka rifreskuar ekipin me disa prurje të reja cilësore si ato të Erblin Osmanit, Dion Kaçurit dhe Milot Avdylit.
Ndeshja e sotme do të jetë shumë e rëndësishme për rrugëtimin e Kosovës, i cili vazhdon me ndeshjet në udhëtim ndaj Austrisë më 29 shtator dhe Izraelit më 1 tetor, para se të luajë më 4 tetor në Prishtinë ndaj Austrisë.
Për gjithçka rreth ndeshjes ndaj Irlandës, Kampionet do t’ju mbajë të informuar minutë pas minute. /Kampionet/
24/09/2026 11:36- Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Irlandës – Foda po përgatit disa ndryshime të mëdha

Kosova pritet të zbresë me një ndryshim të rëndësishëm taktik në ndeshjen ndaj Republikës së Irlandës, me Franco Fodën që pritet t’i besojë skemës 3-5-2.
Kampionet ka mësuar se formacioni i mundshëm i “Dardanëve” pritet të jetë: Arijanet Muric në portë, Albian Hajdari, Lumbardh Dellova dhe Mërgim Vojvoda në vijën e mbrojtjes; Dion Gallapeni, Valmir Matoshi, Leon Avdullahu, Veldin Hoxha dhe Ermal Krasniqi në mesfushë, ndërsa Vedat Muriqi dhe Albion Rrahmani do të formonin dyshen e sulmit.
Kjo skemë do t’i jepte Kosovës një strukturë me tre qendërmbrojtës, pesë lojtarë në mesfushë dhe dy sulmues.
24/09/2026 10:35-Federata e Irlandës njofton ndeshjen ndaj Kosovës
24/09/2026 10:25-Foda zgjedh 23 futbollistët për duelin me Irlandën, katër lojtarë mbesin në tribuna

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dorëzuar në UEFA listën përfundimtare të futbollistëve që do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Republikës së Irlandës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Nga futbollistët e grumbulluar, jashtë 23-shes për këtë përballje kanë mbetur Leard Sadriu, Lindon Emërllahu, Meriton Korenica dhe Vesel Demaku.
24/09/2026 10:24-Dita e ndeshjes: Kosova synon fitore ndaj Irlandës
24/09/2026 10:22-“Duam vendin e parë”, Leon Avdullahu rrëfehet për mediat irlandeze: Nuk kemi frikë nga askush

Mesfushori Leon Avdullahu ia ka bërë të qartë Kombëtares së Irlandës se Kosova nuk ka frikë nga askush dhe objektivi është promovimi në Ligën A.
Kosova do të përballet me Irlandën të enjten mbrëma nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.
Për “RTE”, Avdullahu ka deklaruar se mezi pret ta përfaqësojë sërish Kosovën, me Ligën e Kombeve që e sheh si një kompeticion të rëndësishëm.
24/09/2026 10:22-Historia që lidh Kosovën me Irlandën nga viti 1999: Qeveria irlandeze ndaloi ndeshjen me Jugosllavinë

Kosova dhe Irlanda përballen të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”, por historia mes dy vendeve në futboll ka një kapitull të veçantë që daton nga viti 1999, në kohën e luftës në Kosovë.
Më 5 qershor 1999, Irlanda duhej të përballej me Jugosllavinë në Dublin, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2000. Mirëpo, ndeshja nuk u zhvillua sipas planit, pasi qeveria irlandeze vendosi të mos u jepte viza futbollistëve dhe delegacionit jugosllav.
24/09/2026 10:20-Franco Foda paralajmëron ndryshime në formacionin startues për ndeshjen ndaj Irlandës

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka paralajmëruar ndryshime të mundshme në formacionin e “Dardanëve” për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Irlandës.
Kosova do të përballet me Irlandën të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa Foda ka konfirmuar se dy lojtarë nuk do të jenë në dispozicion për këtë përballje për shkak të lëndimeve, Florent Muslija dhe Elvis Rexhbeçaj.
24/09/2026 10:19-”Duam fitore, Kaçuri dhe Osmani kanë marr leje nga FIFA” – Foda për ndeshjen dhe ardhjet e reja

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka bërë të qartë se objektivi i “Dardanëve” në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Irlandës është fitorja.
Kosova e nis ciklin e ri të Ligës së Kombeve të enjten mbrëma, kur në stadiumin “Fadil Vokrri” do të përballet me Irlandën, në një sfidë që nis nga ora 20:45.
24/09/2026 10:19-”Jemi gati, Erblin Osmani super talent” – Avdullahu flet për sfidën dhe ardhjet e reja te Kosova

Mesfushori i Kosovës, Leon Avdullahu, ka folur për përballjen e parë të “Dardanëve” në Ligën e Kombeve, duke siguruar se skuadra është e përgatitur për duelin me Irlandën.
Kosova do të përballet me Irlandën të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen hapëse të këtij cikli në Ligën e Kombeve.
24/09/2026 10:17-“Kemi synime të larta, e para të mbetemi në Ligën B” – Foda flet edhe për kapitenin e ri të Kosovës

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka konfirmuar se Vedat Muriqi do të jetë kapiteni i ri i “Dardanëve”, pas mungesës së Amir Rrahmanit.
Foda e bëri të ditur vendimin në konferencën për media para ndeshjes me Irlandën, duke treguar gjithashtu se Mërgim Vojvoda do të jetë zëvendëskapiten.
24/09/2026 10:16-Si kaloi Kosova nga Liga C në Ligën B të Kombeve – rezultatet që “Dardanët” i afruan me skenën e madhe

Nga debutimi historik në Ligën D, te ngjitja në Ligën C, përballjet me kundërshtarë gjithnjë e më të fortë dhe promovimi në Ligën B – Kosova ka bërë një rrugëtim të veçantë në Ligën e Kombeve, ndërsa tash synimi është të prekë elitën e futbollit evropian, Ligën A.
Kur Kosova u bë pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s, çdo ndeshje zyrtare për “Dardanët” kishte një rëndësi të veçantë, Kombëtarja po ndërtonte identitetin e saj, po kërkonte rezultate dhe, mbi të gjitha, po përpiqej të krijonte një vend të qëndrueshëm në futbollin evropian.
24/09/2026 10:15-Dara O’Shea: Jemi të përqendruar te Kosova, kemi qëndruar larg rrjeteve sociale

Mbrojtësi i Irlandës, Dara O’Shea, ka folur para ndeshjes ndaj Kosovës, duke thënë se ekipi i tij kombëtar është munduar të qëndrojë i bashkuar dhe larg zhurmës së krijuar gjatë kësaj jave.
Dara O’Shea ka thënë se futbollistët irlandezë janë munduar të izolohen nga zhurma dhe diskutimet e ditëve të fundit, shkaku i deklaratave rreth Izraelit, duke e mbajtur fokusin te përballja me Kosovën.
24/09/2026 10:14-Përzgjedhësi i Irlandës vlerëson lart Kosovën: Do të ishim të lumtur edhe me një barazim

Përzgjedhësi i Kombëtares së Irlandës, Heimir Hallgrimson, ka folur në konferencën për shtyp para përballjes ndaj Kombëtares së Kosovës, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Hallgrimson e ka vlerësuar lartë ekipin kombëtar të Kosovës para sfidës së parë të grupeve në Ligën e Kombeve, duke theksuar se do të ishte i kënaqur edhe me një barazim.
24/09/2026 10:13-Federata Irlandeze paralajmëron tifozët para Kosovës: Kujdes me flamujt në Prishtinë

Federata Irlandeze e Futbollit ka publikuar një njoftim për tifozët që do të udhëtojnë në Prishtinë për ndeshjen e së enjtes ndaj Kosovës, duke i cilësuar Prishtinën dhe Kosovën si destinacione të sigurta dhe mikpritëse, por duke dhënë edhe disa këshilla për sjelljen e tyre.
Një ditë para përballjes Kosovë-Irlandë në stadiumin “Fadil Vokrri”, Federata Irlandeze e Futbollit u ka bërë thirrje tifozëve të saj që të tregohen të kujdesshëm gjatë qëndrimit në Prishtinë, veçanërisht në zonat me shumë njerëz.
24/09/2026 10:12-“Shumë vështirë të ndalen”, në Irlandë po i frikësohen Vedat Muriqit, Edon Zhegrovës dhe Fisnik Asllanit

Vedat Muriqi pritet të jetë një nga problemet kryesore për Republikën e Irlandës në ndeshjen ndaj Kosovës, por një fokus i madh duhet edhe te dyshja Edon Zhegrova dhe Fisnik Asllani, kështu kanë analizuar analistët irlandezë.
Sulmuesi kosovar po kalon një formë të jashtëzakonshme te Fenerbahce, ndërsa përgjegjësia për golat me Kombëtaren e Kosovës pritet të bjerë sërish mbi shpatullat e tij.
24/09/2026 10:11-“Duam tre pikë në secilën ndeshje”, Meriton Korenica komenton përballjen ndaj Irlandës

Sulmuesi Meriton Korenica thotë se Kosova e motivuar është gati për të synuar pikët e plota me Irlandën.
Ylli rahovecian u ftua te “Dardanët” pasi Donat Rrudhani pësoi lëndim, ndërsa ka kompletuar seancën e dytë stërvitore me “Dardanët”.
24/09/2026 10:09-“Kosova ka talentin”, Rudi Vata flet para përballjes së Dardanëve me djalin e tij: Dua që Rocco të bëjë mirë

Ish-kapiteni i Shqipërisë Rudi Vata pret një përballje të barabartë mes Kosovës dhe Irlandës, si dhe beson që secila kombëtare në këtë grup është në nivel të përafërt me tjetrën.
Kosova do t’ia bëjë sefte aventurës në Ligën e Kombeve këtë të enjte ndaj Irlandës, kombëtare tek e cila do të luajë Rocco Vata, pra djali i ish-kapitenit shqiptar.
24/09/2026 10:08-Pse Liga e Kombeve është kaq e rëndësishme për Kosovën?

Kombëtarja e Kosovës hyn këtë javë në aksion në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, në një seri prej katër ndeshjesh brenda vetëm dhjetë ditësh. “Dardanët” janë pjesë e Ligës B, në Grupin B3, së bashku me Irlandën, Austrinë dhe Izraelin.
Sfida e parë e Kosovës është të enjten, më 24 shtator, kur në stadiumin “Fadil Vokrri” pret Republikën e Irlandës. Vetëm tri ditë më vonë, më 27 shtator, skuadra e Franco Fodës udhëton në Austri, ndërsa më 1 tetor përballet me Izraelin. Seria e parë e ndeshjeve përfundon më 4 tetor, me Kosovën që në shtëpi pret sërish Austrinë.
24/09/2026 10:07-Kosova pret Irlandën, UEFA cakton gjyqtarët për sfidën në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës do ta nisë edicionin e ri të Ligës së Kombeve këtë të enjte, kur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të përballet me Irlandën nga ora 20:45.
UEFA ka caktuar një ekip gjyqtarësh nga Belgjika për këtë sfidë, me Lawrence Visserin si gjyqtar kryesor.
Visser do të ketë në krah si asistentë Ruben Wynsin dhe Michele Seeldraeyers, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Kevin Van Damme.
24/09/2026 10:05-Irlandës i lëndohen dy lojtarë para ndeshjes ndaj Kosovës

Kombëtarja e Irlandës do të duhet të bëjë pa dy lojtarë në ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e Kombeve ndaj Kosovës, e planifikuar të luhet në Prishtinë, të enjten mbrëma nga ora 20:45.
Trajneri i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, e ka thirrur mesfushorin e St. Mirren, Killian Phillips, në skuadrën e parë për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve.
24/09/2026 10:04-“Gjithnjë kam dashur të luaj për Kosovën”, Erblin Osmani i gatshëm për të dëshmuar vetën si dardan

Mesfushori Erblin Osmani thotë se gjithnjë ka pasur dëshirë për të luajtur për Kosovën dhe është krenar që ëndrra iu plotësua.
Talenti i Bayern Munichut në moshën vetëm 17-vjeçare do të përfaqësojë “Dardanët” për Ligën e Kombeve, ngase mori ftesë nga tekniku gjerman.
Në një intervistë për FFK-në pasi ateroi në Prishtinë, Osmani tha se është i lumtur që i është dhënë mundësia për ta dëshmuar vetën.
24/09/2026 10:02-A e refuzoi ftesën Arijon Ibrahimovic si dhe qysh i bindi Osmanin, Avdylin e Kacurin? Foda shpalos detajet

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda thotë se nuk i ka dërguar ftesë yllit të Augsburgut. Arijon Ibrahimovic, por mbetet në kontakte me të.
Ibrahimovic mori ftesë nga Gjermania U21, ndërsa ende duket se nuk e ka pranuar ta përfaqësojë Kosovën në nivelin ndërkombëtar.
24/09/2026 10:01-“Secili duhet ta pranojë faktin se kur ftohen mund të mos luajnë”, Foda komenton pensionimin e Rrahmanit dhe Hadërgjonajt

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda iu ka uruar suksese dyshes Amir Rrahmani dhe Florent Hadërgjonajt.
Rrahmani u pensionua shkaku i problemeve me FFK-në, ndërsa Hadërgjonaj njoftoi se më nuk vjen derisa Foda të jetë në krye.
24/09/2026 10:00-Franco Foda para sfidës me Irlandën: Kemi mungesa, por duam të fitojmë secilën ndeshje

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda thotë se “Dardanët” do të provojnë t’i fitojnë të gjitha ndeshjet, pavarësisht se nuk do të jetë e lehtë.
Tekniku gjerman në konferencë për shtyp konfirmoi se Kosova ka mungesa shkaku i lëndimeve, si dhe disa pensionime, por e sheh pozitive prurjet e reja.
24/09/2026 09:58-“Vendim me zemër”, Dion Kacuri flet për herë të parë si lojtar i Kosovës: Dua të fitojë secilën ndeshje

Mesfushori Dion Kacuri thotë se nuk ka qenë vështirë për të vendosur që të përfaqësojë Kosovën.
22-vjeçari u ftua për herë të parë te Kosova nga Franco Foda për ndeshjet e Ligës së Kombeve, duke u larguar nga Zvicra, aty ku ishte kapiten te grupmosha U21.
24/09/2026 09:55-Përzgjedhësi i Irlandës paralajmëron Kosovën: Askush s’do të përballet me ne, nuk dimë për humbje

Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrimsson ka paralajmëruar Kosovën për rekordin fantastik që e ka kombëtarja e tij, të cilët nuk dinë për humbje në shtatë përballje.
Irlanda po kalon një formë të shkëlqyer në aspektin sportiv, ku humbjen e fundit e kanë ndaj Portugalisë më 11 tetor 2025 (1-0).
Kosova do të jetë nikoqire e Irlandës më 24 shtator, kurse Hallgrimsson iu ka kujtuar “Dardanëve” formën e shkëlqyer që po kalojnë si skuadër.
24/09/2026 09:54-Katër ndeshje në 10 ditë, Foda me disa mungesa të konfirmuara para grumbullimit të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës do ta nisë ciklin kualifikues në Ligën B të Ligës së Kombeve më 24 shtator, kur në Prishtinë do të presë Irlandën.
Pas kësaj përballjeje, “Dardanët” do të udhëtojnë drejt Austrisë, ku më 27 shtator do të përballen me përfaqësuesen vendase.
Më 1 tetor, Kosova do të luajë në Hungari ndaj Izraelit, ndërsa cikli i katër ndeshjeve do të mbyllet më 4 tetor në Prishtinë, sërish ndaj Austrisë.
24/09/2026 09:52-Dion Kacuri, Erblin Osmani e Milot Avdyli prurjet e reja te Kosova, Franco Foda publikon listën për Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës e ka bërë publike listën e përzgjedhësit Franco Foda për Ligën e Kombeve, ku kishte plot risi.
Fillimisht, pas Amir Rrahmanit dhe Florent Hadërgjonajt, edhe dyshja Valon Berisha dhe Fidan Aliti pas një kontributi shumëvjeçare i kanë dhënë “lamtumirën” Kosovës.
Megjithatë, Foda u sigurua të ftojë lojtarë të rinj për këto katër ndeshje, ku kishte tre risi te “Dardanët”.


