Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareBefason Guardiola: Arsenali është realiteti, por Liverpool mbetet favorit për titull

Befason Guardiola: Arsenali është realiteti, por Liverpool mbetet favorit për titull

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka theksuar se nuk beson se Liverpool është jashtë garës për titullin e Ligës Premier, pavarësisht formës së luhatshme së fundmi.

Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi se Arsenal nuk do të lëshojë shumë pikë, duke e bërë garën për kreun edhe më të ashpër.

“Në Ligën Premier, kam ndjesinë se Arsenali nuk do të humbasë shumë pikë. Kjo është realiteti. Kam të njëjtin ndjesi për Arsenalin, por edhe për Liverpoolin”.

“Liverpool humbi ndeshjet e fundit – jo në Ligën e Kampionëve në Frankfurt – por pashë sfidën ndaj United: kishin raste të pabesueshme për të fituar”.

“Kështu që mendoj se Liverpool mbetet një nga favoritët kryesorë. Diferenca prej tre ose katër pikësh në këtë fazë nuk është asgjë. Kam ndjesinë se këto skuadra, dhe ndoshta një tjetër, do të humbasin shumë pak pikë. Prandaj duhet të jemi aty”, deklaroi ai.

Që atëherë, situata është përkeqësuar për të dyja skuadrat. Liverpool humbi 3-2 ndaj Brentford, ndërsa Arsenal fitoi 1-0 kundër Crystal Palace, duke e çuar epërsinë ndaj “The Reds” në gjashtë pikë.

Ndërkohë, edhe Manchester City pësoi një humbje 1-0 ndaj Aston Villa, duke mbetur gjithashtu gjashtë pikë larg kreut të tabelës./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments