BallinaLiga Ndërkombëtare“Kam kaluar edhe më keq”: Xhaka reagon pas akuzave që tronditën Zvicrën...

“Kam kaluar edhe më keq”: Xhaka reagon pas akuzave që tronditën Zvicrën – Kampionet

Granit Xhaka është përballur me pyetje të shumta pas raportimeve se ndaj tij është hapur një hetim nga Prokuroria e Luzernit për dyshimin se ka siguruar certifikatë të falsifikuar të COVID-19.

Sipas “Blick”, Xhaka pritet të merret në pyetje në fillim të tetorit, ndërsa ai i ka mohuar akuzat.

Kapiteni i Zvicrës foli për herë të parë për këtë çështje pas humbjes së Sunderlandit 5-3 ndaj Manchester Cityt, ku luajti gjatë gjithë ndeshjes.

Në një prononcim për “NZZ”, Xhaka u tregua i shkurtër: “Për këtë nuk kam koment. Sot luajta futboll dhe për momentin kjo është ajo që ka rëndësi për mua”.

Kur u pyet nëse kjo çështje po e ndikon, ai u përgjigj: “Aspak, kam kaluar edhe më keq”.

Edhe trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, nuk pranoi të komentonte për hetimin ndaj Xhakës.

“Nuk është fusha ime e ekspertizës. Fusha ime është futbolli. Dhe sa i përket futbollit, ai është shumë i mirë”.

Tani Xhaka do t’i bashkohet Kombëtares së Zvicrës gjatë pushimit ndërkombëtar. Sipas “Blick”, ai pritet të merret në pyetje nga autoritetet e Luzernit në fillim të tetorit./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments