
Sulmuesi i Dinamo Zagrebit Arbër Hoxha është afër ta mbyllë marrëveshjen në Azi, te skuadra Al Ëahda.
Sipas mediumit kroat “tportal”, është pajtuar për kalimin te skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe në një marrëveshje prej 2.5 milionë euro.
Edhe pse vetëm dy ditë më parë startoi për Dinamon kundër ekipit H.Beer Sheva në Ligën e Evropës, largimi i tij nga gjiganti kroat duket i pashmangshëm.
Dinamo Zagreb pritet të fitojë 2.5 milionë euro në kompensim, si dhe të mbajë 10 për qind të kartonit për shtjen e ardhshme. Ndërkohë, është plotësisht e paqartë për pagën e lojtarit, që thuhet se ka luajtur rol të madh në këtë lëvizje.
Dinamo gjithashtu nuk e ka penguar fare largimin e Hoxhës sepse beson se kanë mjaftueshëm kualitet në krahun e majtë, duke pasur Mislav Orsic dhe të riun Nsoki.
“Vetëm 30 orë pas ndeshjes së Ligës të Evropës, ai është pajtuar për kalimin te Al Wahda nga Emiratet e Bashkuara Arabe”.
“Marrëveshja është afër të kompletohet dhe Dinamo do të përfitojë 2.5 milionë euro në kompensim. Klubi nga Zagrebi edhe do të mbajë 10 për qind në shitjen e radhës, si dhe disa bonuse të sigurta”, thuhet në raportim.
Përndryshe, Hoxha pritet të jetë pjesë e Shqipërisë për Ligën e Kombeve, me listën që do të bëhet publike këtë të shtunë./Kampionet/


