
Arsenali po monitoron nga afër situatën e talentit të Liverpoolit, Rio Ngumoha, teksa klubi londinez po shqyrton mundësinë për të bërë një lëvizje për 18-vjeçarin nëse ai nuk arrin të sigurojë minuta të mjaftueshme në “Anfield”.
Sipas gazetarit Alan Nixon, Arsenali ka shfaqur interes në rritje për Ngumohan dhe po e ndjek situatën e tij te Liverpooli. “Topçinjtë” mund të tentojnë transferimin e tij në rast se hapësirat për të në krahun e majtë të sulmit vazhdojnë të jenë të kufizuara.
Liverpooli ka afruar së fundmi Bradley Barcolan, ndërsa në skuadër është edhe Cody Gakpo, çka mund ta bëjë konkurrencën për një vend në krahun e majtë edhe më të madhe.
Në të njëjtën kohë, trajneri Andoni Iraola ka treguar se preferon të bëjë rotacion me anësorët e tij, duke u dhënë lojtarëve mundësi të luajnë në të dyja krahët. Ngumoha është pjesë e këtij rotacioni dhe mund të aktivizohet si në të majtë, ashtu edhe në të djathtë.

Megjithatë, Liverpooli nuk ka asnjë dëshirë për ta shitur talentin anglez, i cili sapo ka mbushur 18 vjeç dhe pritet të nënshkruajë një kontratë të re me klubin.
“Reds” kishin mbajtur një qëndrim të prerë se Ngumoha nuk është në shitje edhe kur Bayern Munichu shfaqi interes për shërbimet e tij.
Pavarësisht kësaj, Arsenali mund të shpresojë që mungesa e minutave të rregullta ta bëjë 18-vjeçarin të rishqyrtojë të ardhmen e tij dhe të jetë i hapur ndaj një transferimi nga Anfield.
Ngumoha shihet si një prej talenteve më premtues të gjeneratës së re te Liverpooli./Kampionet/


