BallinaLiga NdërkombëtareTrajneri i njohur kërkon që Chelseat t’i hiqet titulli i Ligës Premier:...

Trajneri i njohur kërkon që Chelseat t’i hiqet titulli i Ligës Premier: Duhej të ishte i yni – Kampionet

Mauricio Pochettino ka bërë një deklaratë bombastike, duke thënë se Tottenham Hotspur duhej të shpallej kampion i Premier Leagues në sezonin 2016/17, pasi Chelsea kishte shkelur rregullat.

Pochettino drejtoi Tottenhamin në dy sezone radhazi drejt vendit të dytë, ndërsa në sezonin 2016/17 londinezët grumbulluan 86 pikë, por përfunduan shtatë pikë prapa Chelseat të Antonio Contes.

Gati një dekadë më vonë, argjentinasi pretendon se titulli duhej t’i takonte Tottenhamit, pasi Chelsea më vonë u ndëshkua për shkelje të rregullave.

“Ne duhet ta kishim fituar një titull, një Ligë Premier. Duhej të na ishte dhënë. Ata u ndëshkuan dhe e pranuan këtë, apo jo? Atëherë titulli duhet t’i takonte ekipit që ishte i dyti”, deklaroi Pochettino.

Ai këmbënguli se Tottenham nuk kishte garuar me të njëjtat kushte si Chelsea.

“Është e vërtetë që nuk konkurruam me të njëjtat rregulla. Mund të thuhet se ata shënuan gola dhe fituan ndeshje, por është plotësisht e drejtë të themi se para fillimit të sezonit nuk konkurruam me të njëjtat kushte”, tha ai.

Pochettino shkoi edhe më tej, duke argumentuar se nëse rregullat do të ishin zbatuar njësoj, Tottenham mund të kishte bërë përforcime që do ta ndryshonin garën.

“Ndoshta me të njëjtat rregulla do të kishim mundur të transferonim disa lojtarë që do ta bënin ekipin më të mirë ose do të shënonin më shumë gola. Nuk po ankohem. Është e vërteta”, u shpreh ai.

Në fund, Pochettino tha se nuk ka frikë ta thotë atë që mendon, edhe nëse kjo i zemëron tifozët e Chelseat.

“Nuk kam frikë ta them të vërtetën. Tifozët e Chelseat do të mërziten me mua, por nëse do të ishim te Tottenham dhe të kishim shkelur rregullat, do ta pranoja të njëjtën gjë”, përfundoi ai./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments