Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga NdërkombëtareVisar Bekaj me paraqitjet bravuroze ndaj Sivassporit, priti edhe një penallti

Visar Bekaj me paraqitjet bravuroze ndaj Sivassporit, priti edhe një penallti

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, ka bërë një paraqitje brilante me Hataysporin në ndeshjen e së premtes mbrëma ndaj Sivassporit.

Hatayspor mori një barazim të madhe 1-1 në udhëtim te Sivasspori në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Ligës së Parë të Turqisë.

Më meritori për këtë barazim të mysafirëve ishte portieri i Kosovës, Visar Bekaj, i cili pati një paraqitje të kompletuar.

Përveç disa pritjeve dhe daljeve të sakta, Bekaj priti edhe një penallti në minutën e 83-të të ndeshjes.

– YouTube youtu.be

Bekaj u tregua i zgjuar dhe refleksiv në goditjen e penalltisë nga Daniel Avramovski, pasi arriti t’ia ndal goditjen në stilin ‘panenka’.

Kështu, përkundër formës së dobët të skuadrës së tij shkaku edhe i problemeve financiare, Bekaj vazhdon të shkëlqej dhe të tregojë çdo ditë se e meriton një klub më të madh ose një kampionat më të fortë.

Portieri nga Prishtina ka qenë lojtari me notën më të lartë te Hatayspor në ndeshjet e fundit. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments