
Antoine Griezmann ka tërhequr vëmendjen e mediave amerikane pas pamjeve të publikuara gjatë ndeshjes mes Orlando City dhe San Diego.
Sulmuesi francez u pa dukshëm i lodhur gjatë pushimit për freskim, pak minuta pasi kishte shënuar golin e vetëm të takimit në minutën e 28-të, duke i dhënë Orlando Cityt fitoren 1-0.
Rreth minutës së 34-t, kamerat televizive fokusuan 35-vjeçarin teksa përpiqej të rikuperohej nga lodhja.
Griezmann kishte vendosur një peshqir të lagur mbi kokë dhe një tjetër rreth qafës, ndërsa merrte frymë me vështirësi.
Kushtet atmosferike në Florida duket se e vështirësuan ndjeshëm situatën për francezin.
Në momentin e ndeshjes, temperatura ishte mbi 30°C, ndërsa lagështia e ajrit i afrohej 80 për qind.
Pavarësisht vështirësive fizike, Griezmann ishte vendimtar për Orlando Cityn, duke realizuar golin që i siguroi skuadrës së tij tri pikët.
Pamjet e tij gjatë pushimit të freskimit, megjithatë, kanë shkaktuar reagime të shumta në SHBA. /Kampionet/


