Monday, December 1, 2025
Hapsir per reklama 728x90
BallinaLiga Ndërkombëtare“Më pëlqejnë lojtarët si Vinicius", ylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha...

“Më pëlqejnë lojtarët si Vinicius”, ylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për brazilianin

Real Madrid dhe Barcelona janë gati të për përballjen monumentale të së dielës në “Santiago Bernabeu”.

Ronald Araujo, që pritet të startojë për katalanasit në mbrojtje, e lavdëroi shumë Vinicius Junior dhe i njohu meritën brazilianit për ta bërë “të nxjerrë më të mirën nga vetja”.

Dueli mes tyre ka qenë një nga temat kryesore të përballjeve mes Madridit dhe Barçës gjatë sezoneve të fundit.

Të dy lojtarët kanë qenë herë pas here brenda dhe jashtë formacionit këtë sezon, por pritet të jenë titullarë në ekipet përkatëse gjatë fundjavës.

Ronald Araujo dhe Vinicius Junior

“Vinicius është një lojtar vërtet spektakolar. Çdo ndeshje me të është një provë. Sa herë që kemi luajtur kundër njëri-tjetrit, ai ka qenë shumë profesionist. Ai të bën të nxjerrësh më të mirën nga vetja. Të mëdhenjtë e bëjnë këtë”.

“Ai të shtyn të japësh maksimumin në ato duele. Kërkon nivelin më të lartë të aftësive. Vetëm lojtarët e nivelit të lartë mund ta çelin potencialin e kundërshtarit në përballje të tilla”.

“Më pëlqejnë lojtarët si Vinicius. Të guximshëm, sfidues. Ai është gjithmonë aktiv në fushë, gjithmonë mendon për fitoren”.

“Nuk i kushtoj vëmendje asaj që thotë jashtë fushës. Ajo që ka rëndësi është ajo që bën në fushë”, ka thënë Araujo./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -Hapsir per reklama 300x250

Most Popular

Recent Comments