
Fermin Lopez zbulon se Real Madrid kishte treguar interes për ta transferuar para se të shpërthente te Barcelona, por mesfushori këmbëngul se nuk ka pasur kurrë dyshime për të ardhmen e tij.
Lopez, tashmë një nga yjet në ngjitje nën drejtimin e Hansi Flick, pranoi se do të kishte zgjedhur Barcelonën në çdo rast, duke e quajtur atë ëndrrën e tij të madhe.
Në prag të El Clasicos, 22-vjeçari shfaqet plot besim dhe bindje në forcat e ekipit të tij.
Mesfushori i Barcelonës ka konfirmuar se Real Madrid kishte shfaqur interes për ta transferuar atë përpara se të shpërthente në futbollin profesionist, por thekson se zemra e tij ka qenë gjithmonë te Barça.
Duke folur në një intervistë për 3CAT, 22-vjeçari zbuloi se Los Blancos kishin tentuar ta transferonin që në fillet e tij të para të karrierës, megjithëse ideja nuk e kishte tunduar kurrë seriozisht.
“Është e vërtetë që ka pasur interes por babai im nuk më tregoi shumë. Edhe sikur të më kishte pyetur për mendimin tim, unë do të kisha zgjedhur Barcelonën gjithsesi, sepse ajo ishte ëndrra ime e madhe”.
Fermin Lopez
“Jam shumë i lumtur që e kam bërë realitet dhe shpresoj të qëndroj këtu për shumë vite”, ka thënë Lopez fillimisht.
Zbulimi i Ferminit tregon se sa lart vlerësohej ai që në moshë të re, madje edhe nga rivalët më të mëdhenj të Barcelonës.
Megjithatë, besnikëria dhe vendosmëria e tij për të veshur fanellën blaugrana nuk kanë lëkundur asnjëherë, dhe ngjitja e tij e shpejtë në radhët e klubit po vlerësohet gjithnjë e më shumë nga tifozët dhe trajnerët.
Fermin foli gjithashtu për përgatitjet e Barcelonës për El Clasicon e ardhshme në ‘Santiago Bernabeu’, duke theksuar besimin e skuadrës përballë një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.
“Niveli ynë i besimit nga zero në dhjetë? Dhjetë. Ne jemi Barça, dhe kemi një ekip të madh. Çdokush në dhomën e zhveshjes është i etur për ta fituar Clasicon”, përfundoi ai./Kampionet/


