Liverpool tregoi dominim total duke triumfuar 5-1 ndaj Eintracht Frankfurt si mysafir në xhiron e tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja nisi me avantazhin e Frankfurtit në minutën e 26-të, kur Rasmus Kristensen shfrytëzoi një pasim perfekt jashtë zonës dhe goditi topin drejt shtyllës së majtë, duke e dërguar atë në rrjetë.
Liverpool reagoi shpejt dhe barazoi rezultatin në minutën e 35-të me një gol të Hugo Ekitike, i cili shmangu disa kundërshtarë dhe goditi nga kufiri i zonës në pjesën e poshtme të majtë të portës.
Vetëm katër minuta më vonë, Virgil van Dijk shfrytëzoi një goditje këndi për të shënuar me kokë dhe për të dërguar ekipin e tij në avantazh 2-1.
Në minutën e 44-të, Ibrahima Konate ngriti rezultatin në 3-1 me një tjetër goditje të saktë me kokë pas një harkimi nga këndi të Dominik Szoboszlai.
Në pjesën e dytë, Cody Gakpo shënoi, duke e çuar rezultatin në 4-1 me një goditje perfekte nga jashtë zonës.
Rezultatin final e vendosi Dominik Szoboszlai në minutën e 70-të, pas një pasimi të Florian Wirtz, duke vulosur fitoren e thellë 5-1 për skuadrën e Liverpool.
Liverpool tregoi forcë absolute në sulm, duke bërë atë që pritet nga ky ekip. /Kampionet/