Real Madridi ka shënuar fitore minimale me rezutat 1-0 ndaj Juventusit në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kampionëve.
Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll pa gola 0-0 ndonëse pati raste të mira për të dyja skuadrat.
Goli që vulosi këtë takim erdhi në pjesën e dytë, me Jude Bellingham i cili realizoi për 1-0 pas një topi të kthyer nga shtylla.
Lojtari më i mirë në këtë ndeshje sipas Sofascore ishte Federico Gatti i Juventusit, i cili për paraqitjen e tij u vlerësua me notën 8.0.
Me nota të larta te Juventusi u vlerësuan edhe Michele Di Gregorio (7.8) si dhe Khephren Thuram me notën 7.1.
Tek Real Madridi në anën tjetër lojtari më i vlerësuar ishte Arda Guler që mori notën 7.9, ndërsa me nota të larta u vlerësuan edhe Jude Bellingham (7.9), Alvaro Carreras (7.8) dhe Eder Militao (7.7).
Dështimi i ndeshjes doli të jetë Pierre Kalulu i cili u vlerësua me notën 5.9.
Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve: