Thursday, October 23, 2025
Google search engine
BallinaSuperliga e KosovësNga një lojtar premtues, te një figurë kyçe për Ballkanin: Almir Kryeziu...

Nga një lojtar premtues, te një figurë kyçe për Ballkanin: Almir Kryeziu flet për formën, objektivat dhe atmosferën në ekip

Në Suharekë është krijuar një skuadër me ambicie të qarta dhe dëshirë për t’u rikthyer fuqishëm në garën për trofe. Pas disa viteve dominimi, Ballkani synon ta rikthejë titullin, i cili aktualisht është në duart e kampionit në fuqi, Dritës. Fillimi i kampionatit për ta ka qenë pozitiv, por brenda grupit ekziston bindja se me pak më shumë përqendrim, pozita në tabelë mund të ishte edhe më e mirë.

Një nga futbollistët më në formë të skuadrës Almir Kryeziu, në një intervistë për Kampionetn flet për ecurinë e deritanishme, për formën e tij personale dhe për atmosferën që është krijuar në ekip.

“E kemi nisur mirë kampionatin, ndoshta me pak më shumë përqendrim do të kishim edhe më shumë pike”, ka thënë fillimisht Kryeziu, duke theksuar se grupi po punon çdo ditë për të përmirësuar detajet që bëjnë diferencën gjatë ndeshjeve.

Në aspektin personal, Kryeziu tregon se po kalon një periudhë shumë të mirë dhe se ndihet i motivuar ta vazhdojë këtë ritëm.

Almir Kryeziu

“Po kaloj një formë të mirë dhe shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm për t’i ndihmuar sa më shumë ekipit drejt objektivave. Meritat për këtë formë i takojnë edhe shtabit teknik, që ka bërë një punë të shkëlqyer”.

Ai thekson se këtë sezon ndjehet më i pjekur në lojë dhe më i rëndësishëm për skuadrën.

“Stafi ka ndikuar shumë pozitivisht, si në aspektin profesional ashtu edhe në motivim. Është krijuar një atmosferë shumë e mirë brenda grupit dhe kjo reflektohet në çdo ndeshje”.

Almir Kryeziu

Kur flet për rivalët për titull, ai nuk ngurron të përmend emrat më të fortë të kampionatit.

“Dritën e shoh si rival të fortë për titull, po ashtu edhe Prishtinën. Ky sezon është më i luftuar, çdo ndeshje është e vështirë dhe kërkon përqendrim maksimal”, vazhdoi ai.

Për fund, 26-vjeçari u ndal edhe te përvoja e skuadrës në Evropë, ku ekipi ka lënë gjurmë me paraqitje të mira në dy sezone radhazi.

“Skuadra në Evropë gjithmonë ka pasur paraqitje të mira, duke u futur dy herë në grupet e Ligës së Konferencës. Eksperienca ka qenë shumë e mirë, por besoj se kishim mundur të performonim edhe më mirë”, përfundoi ai./Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments