back to top
Thursday, October 23, 2025
Google search engine
BallinaSuperliga e KosovësVendimtar në fitoren e Ballkanit, Almir Kryeziu ylli i xhiros së 9-të

Vendimtar në fitoren e Ballkanit, Almir Kryeziu ylli i xhiros së 9-të

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e nëntë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Ballkani, Almir Kryeziu, i cili shënoi dy golat e vetëm në ndeshjen kundër KF Dukagjinit, e cila përfundoi me rezultat 2:0, duke arkëtuar tri pikë të rëndësishme në luftën e tyre për titullin kampion.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pasi mori këtë çmim, Kryeziu u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë, por pushimi që e kishim për ndeshjet e Kombëtares na ka ndihmuar që të punojmë dhe të analizojmë mirë kundërshtarin. Jam i lumtur, në aspektin individual, që kam shënuar dy gola dhe që po arrij ta ndihmoj ekipin”.

“I falënderoj bashkëlojtarët dhe shtabin teknik për besimin dhe bashkëpunimin.Synimet e Ballkanit, si gjithmonë, janë kreu i tabelës dhe besojmë që me punë do ta arrijmë objektivin tonë”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Kampionet/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments