back to top
Thursday, October 23, 2025
Google search engine
BallinaKombëtarjaZyrtare: Franco Foda rinovon kontratën me Kosovën

Zyrtare: Franco Foda rinovon kontratën me Kosovën

 

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se kanë arritur formalisht marrëveshje me përzgjedhësin Franco Foda për të vazhduar bashkëpunimin edhe për 2 vite.

Kontrata që konfirmon qëndrimin e Fodas në krye të ekipit kombëtar është nënshkruar zyrtarisht nga Presidenti Agim Ademi dhe përzgjedhësi Franco Foda, ditën e parë të grumbullimit të ekipit kombëtar në muajin tetor, përkatësisht me datën 6, duke formalizuar edhe në mënyrë zyrtare marrëveshjen e arritur paraprakisht.

Me marrëveshjen e re, Foda do t’ i prijë kombëtares së Kosovës deri në fund të vitit 2027, me mundësi vazhdimi automatikisht në rast të kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2028.

Franco Foda ka marrë drejtimin e ekipit kombëtar me 17 shkurt të vitit të kaluar, dhe që nga ajo periudhë ka udhëhequr kombëtarën tonë në 17 ndeshje deri tani.

Rekordi i teknikut gjerman qëndron 11 fitore, 2 barazime (përfshirë atë me Rumaninë 0-0) dhe ka pësuar 4 humbje./Kampionet/

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments